FOTO&VIDEO

U rrëmbye nga babai xhihadist, Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi i ferrit në Siri!

E rrëmbyer nga babai xhihadist 12 vite më parë, rikthehet në Tiranë pranë nënës dhe vëllait të saj, Eva Dumani, vajza shqiptare e mbetur e vetme në kampin e ferrit Al Hol në Siri. Atë arriti ta nxjerrë ilegalisht nga Siria në Turqi xhaxhai i saj, ndërsa në Shqipëri u soll në një operacion ku u përfshi edhe Anti-terrori në Policinë e Shtetit.

E larguar nga atdheu në moshën 9 vjeçare, sot 21 vjeç, Eva humbi në Siri babain i cili u vra në luftë dhe gjyshen e cila shkoi ta merrte në kamp. Në vitin 2020, u kthye e vetme në Shqipëri në një operacion të vështirë riatdhesimi, vëllai i saj, Endri, në atë kohë 13 vjeç.

Eva Dumani ishte 9 vjeç, kur në vitin 2014 babai i saj, e mori bashkë me të vëllanë 7 vjeç, për një udhëtim drejt Malit të Zi, për fundjavë. Të paktën kështu siç i tregoi ai bashkëshortes kur i kërkoi prokurë për të nxjerrë fëmijët nga Shqipëria. Por ky ishte vetëm hapi i parë për t’i marrë me vete fëmijët në Siri. Kryefamiljari xhihadist Shkëlzen Dumani udhëtoi në Stamboll e më tej në frontin e luftës në Siri.

Pak kohë më vonë babai i tyre u vra, dhe Eva me vëllanë, mbetën vetëm në Siri. Pas vitit 2019, të dy përfunduan në kampin famëkeq të xhihadistëve Al Hol në Sirinë veriore, ku e çuan me mbi 70,000 jetime të tjera dhe të veja të luftëtarëve xhihadistë të Shtetit Islamik

Më 26 tetor të vitit 2020, qeveria shqiptare nisi operacionin për kthimin e grave dhe fëmijëve nga kampet siriane. Një proces i vështirë, edhe të partnerëve ndërkombëtarë, që mundi të sjellë në atdhe vetëm Endri Dumanin dhe ta bashkojë atë me nënën, bashkë me 4 anëtarë të familjes Rasha (3 fëmijët dhe nëna e tyre).

Nga informacionet që u raportuan në atë kohë, u tha se Eva, e cila ishte mbuluar me shami, ishte fshehur pasi nuk dëshironte që të kthehej, por një fakt i tillë nuk u konfirmua kurrë.

Pas vitesh të tëra përpjekje me kokën pas për Evën e mbetur në Siri, daja i saj Xhetan Ndregjoni arriti ta kalonte ilegalisht vajzën nga kufiri Siri-Turqi 14 ditë më parë, dhe vetëm këtë 14 shkurt, Eva Dumani, sot 21 vjeçare, mbërriti në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit, duke u bashkuar me nënën të cilën kishte 12 vite pa e parë, dhe krah vëllait, nga i cili u nda 6 vite më parë, sot një djalë i rritur 19-vjeçar.

Në një bisedë telefonike me Report Tv, e ëma e të resë, zonja Mide Dumani, e cila pas vitesh të tëra që kërkonte bashkimin me vajzën shprehet se Eva është mirë, e rikthyer në familje, dhe po qetësohet. Eva do të qëndrojë fillimisht për disa ditë më familjen për t’u çmallur, ndërsa në vijim autoritetet do të kujdesen për rikthimin e saj në jetën normale, kësaj here në atdhe.

Në kampin e ferrit në Siri vdiq edhe gjyshja e tyre e cila u nis për të marrë fëmijët, por mbeti aty e bllokuar derisa ndërroi jetë në kamp.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

2 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

6 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

6 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

15 orë ago