Në kulturën tonë tradicionale ka disa profesione të cilat janë konsideruar si të rezervuara për meshkuj dhe në fakt në të shumtën e rasteve janë të dominuara nga burrat.
Megjithatë, në ditët e sotme, pavarësisht stereotipeve të vjetra gjinore, gratë po thyejnë tabutë në shumë fusha dhe po përfaqësohen gjithnjë e më shumë në profesione që dikur ishin të konsideruara si ‘punë për burra’. I tillë është dhe rasti i 24 vjeçares Liljana Kurti që ka zgjedhur prej 4 vitesh të punojë si berbere për meshkuj.
Në studion e “Rreze Dielli” Lili tregon si lindi kjo dëshirë, si e pritën familjarët e saj këtë zgjedhje, a është ndier ndonjëherë e paragjykuar që punonte në një berberhane, edhe pse sot ajo ka hapur sallonin e saj për meshkuj. Çfarë reagimi bëjnë meshkujt kur shohin një berbere femër si dhe cilat janë sfidat dhe vështirësitë e këtij profesioni, për të cilin Lili thotë se nuk është thjesht një zanat, por një pasion. Në studion e “Rreze Dielli” Liljana Kurti na tregon dhe cilat janë trendet e fundit të qethjes së meshkujve.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…