Ukraina bën bilancin e luftës: Mbi 67 mijë ushtarë rusë të vrarë, rreth 2500 tanke dhe 245 helikopterë të shkatërruar

Numri i përgjithshëm i trupave ruse të vrarë që nga fillimi i pushtimit është 67,470, sipas llogarisë zyrtare të qeverisë ukrainase në Twitter.

Përditësimi i fundit nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se numri i të vdekurve ishte rritur me rreth 400 në 24 orët e fundit.

Në bilancin e bërë gjithashtu shkruhet se pesë tanke të tjera dhe dy helikopterë ishin shkatërruar, duke e çuar totalin në 2,584 dhe 245 respektivisht.