Ukraina insiston të shkatërrojë urën që lidh Krimenë me Rusinë

Këshilltar kryesor i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mihailo Podolyak, ka thënë se ura që lidh Krimenë me Rusinë duhet të shkatërrohet.

Rusia e ndërtoi këtë urë, pasi aneksoi gadishullin ukrainas më 2014.

Sipas tij, Ukraina nuk dha leje për ndërtimin e kësaj ure, që është mundësia e vetme për lidhje të Krimesë me Rusinë përmes rrugës tokësore.

“Ajo e dëmton ekologjinë e gadishullit dhe për këtë arsye duhet të çmontohet. Nuk ka rëndësi se si – vullnetarisht apo jo”, tha ai. “Pra, kjo urë është një objekt i paligjshëm, lejen për ndërtimin e së cilës nuk e ka dhënë Ukraina”.