KRYESORE

Ukraina kërcënon hapur: Do të ‘shqyejmë’ urën 3 Miliardë euro që lidh Rusinë me Krimenë, Putini do të shkatërrojm Kievin

Gjenerali ukrainas ka kërcënuar se do të shkatërrojë urën e “kordonit të kërthizës” prej 2.7 miliardë paundësh që lidh Rusinë me Krimenë duke përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë

Një gjeneral i lartë ukrainas ka kërcënuar Moskën zyrtare se do të shkatërronte urën gjigande që lidh Rusinë me gadishullin e okupuar të Krimesë, duke përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë.

Gjeneralmajor Dmytro Marchenko tha të mërkurën mbrëma se Kievi e konsideronte urën e Kerçit një objektiv legjitim ushtarak në luftën e vazhdueshme të vendit të tij kundër forcave pushtuese të Vladimir Putinit.

Duke folur për një uebsajt vendas, gjenerali, i cili ka udhëhequr mbrojtjen e Ukrainës në rajonin e Mykolaiv në jug e përshkroi urën që i kushtoi Rusisë 2.7 miliardë paund si një ‘kordon kërthizor’ që furnizon përforcimet ruse në jug.

Ndërtimi i “Urës së Krimesë” në ngushticën e Kerçit i kushtoi Rusisë miliarda dollarë dhe ura që lidh Rusinë dhe Krimenë ka një rëndësi strategjike për Moskën. Ura njihet si ura më e gjatë në Evropë me një gjatësi prej 19 km.

Kur u pyet se çfarë planifikoi të bënte ushtria e Ukrainës me armët e avancuara që Kievi po i kërkon Perëndimit t’i japë, ai tha se ura do të ishte objektivi numër një.

“Duhet ta shqyejmë këtë kordon kërthizor për të prerë përforcimet ruse. Sapo të bëhet, Moska do të hyjë në panik”, tha ai.
Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj që të nxitojnë për t’i dhënë vendit më shumë armë dhe më të avancuara, duke thënë se nuk mund të mbajë forcat më të fuqishme të Rusisë pa më shumë mbështetje.

Armët perëndimore kanë qenë kritike për suksesin befasues të vendit të drejtuar nga Zelensky deri më tani. Megjithatë, vendet perëndimore kanë hezituar të dërgojnë armë me rreze të gjatë që mund të përdoren për të sulmuar më thellë brenda territorit rus, nga frika se kjo mund të tërheqë më shumë vende në një betejë edhe më të madhe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago