FOTO&VIDEO

VIDEO: I vodhën 30 vite më parë, hajdutët e “ndershëm” rikthejnë kambanat e kishës

Në 1992, pra përpara 30 vitesh këmbana në kishën e Shën Kollit në Rehovë të Kolonjës do të vidhej për tu mos u gjetur më pas. Këtë javë duket se ata që e kishin marrë, janë penduar.

At Kristaq Tase, kleriku i kishave të kësaj zone beson se pendesa bëri që hajdutët të kthejnë këto këmbana.

“Në kishën ortodokse pendimi është një nga misteret e saj dhe Perëndia vepron në mënyrë të ndryshme. Erdhi dita, ato ishin lënë pranë një kishe, ndoshta nga ata që i kishin marrë pas pendimit të thellë”, u shpreh ai.

Kleriku është kritik me shoqërinë e me median, pasi rastet e vjedhjes së kishave duhet të trumbetohen me tepër, e shoqëria duhet të ndërgjegjësohet.

“Vazhdojnë vjedhjet e grabitjet e kishave. Njerëz dashakeq i dinë bankat dhe sikur kanë të ardhura të mëdha. Kisha ka nevojë për to sepse janë kontribute të besimtarëve. Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë fenomene të këqija dhe në televizionet tuaja jepet për kortezi, ndodhi në filan vend filan fshat”, tha më tej Tase.

Për banorët e Rehovës kthimi i kambanës i bën të lumtur, pasi për ta ajo sjell nostalgji të viteve të mëparshme.

“Nostalgji, kjo dëgjohej në gjithë fshatrat përreth, është e ri derdhur, është sjellë nga Mali i Shenjtë me mushke, u ca dhe u riderdh në Leskovik. Ka nostalgji, përdorej kur iknim në punë, në kishë etj”, tha një banor i zonës

Në vitet 1992-1993 u vodhën kishat e Shën Kollit në Rehovë, kisha e Profitit në Prodan, kishat e fshatit Llëngë, Gostivisht dhe Vodicë.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago