Ukraina ka nisur të trajnojë 28,000 persona, të cilët do të kenë për detyrë të rimarrin territoret e pushtuara nga Rusia. Garda Ofensive do të përdoret për të pastruar qytetet dhe fshatrat, pasi ushtria të depërtojë nëpër frontet ruse.
Ukraina ka nisur të trajnojë 28,000 persona, të cilët do të kenë për detyrë të rimarrin territoret e pushtuara nga Rusia. Garda Ofensive do të përdoret për të pastruar qytetet dhe fshatrat, pasi ushtria të depërtojë nëpër frontet ruse, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme për The Ukrainian Weekly.
Oficerët e policisë, rojet kufitare dhe rojet kombëtare do të futeshin në Gardën Ofensive, pas propozimit të idesë nga ish-ministri i punëve të brendshme, Denys Monastyrskyy, i cili ndërroi jetë në një përplasje helikopteri në janar.
“Ne kemi filluar stërvitjen e pothuajse të gjitha njësive në terrenet stërvitore të vendit tonë dhe jo të gjitha mund t’i rezistojnë sprovave atje. Stërvitja do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të prodhuar njësi të gatshme luftarake të Gardës Kombëtare, Shërbimit të Rojës Shtetërore të Kufirit dhe Policisë Kombëtare, të gjitha këto që tani quhen Garda Ofensive”, deklaroi ministri aktual, Ihor Klymenko, i cili shtoi se shumë ukrainas do të trajtohen për të pasur sa më shumë ushtarë rezervë.
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…