Ukraina lëshoi më shumë se 10 dronë gjatë natës në Gadishullin e Krimesë, duke përfshirë tre në portin e Sevastopolit, tha një zyrtar i instaluar nga Rusia, duke shtuar se sistemet e mbrojtjes ajrore zmbrapsën të gjitha sulmet në qytetin port.
Reuters raportoi se guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev, tha në Telegram: “Asnjë objekt në Sevastopol nuk u dëmtua”.
Gjithashtu nuk kishte detaje për ndonjë dëmtim nga sulmet diku tjetër në Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.
Sulmet ndaj objektivave të mbajtura nga Rusia janë intensifikuar në dy javët e fundit, veçanërisht në Krime. Ukraina, pa konfirmuar pjesëmarrjen në ato sulme, ka deklaruar se shkatërrimi i infrastrukturës është përgatitje për kundërofensivën e tyre tokësore.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…