Forcat mbrojtëse të Ukrainës goditën dhe shkatërruan anijen ruse “Cesar Kunikov”. Në fakt, kjo ka ndodhur në zonën Alupka, e cila është në Krimenë e pushtuar përkohësisht.
Operacioni mbi anijen rus është kryer nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR).
Në sulm janë përdorur dronët ujor Magura, kurse anija është dëmtuar dhe nuk mund të riparohet, kështu të paktën pretendojnë zyrtarët që konfirmuan fundosjen në Detin e Zi.
Tani janë publikuar edhe pamjet nga ky operacion ushtarak. Në anën tjetër rusët akoma nuk janë deklaruar lidhur me këtë sulm.
Anija gjigante përdorej nga forcat e Putinit për transportimin e raketave dhe dronëve për sulme në Ukrainë.
Rusia ka tentuar të kryer një operacion të madh shpëtimit në det, që përfshinte anije, nëndetëse dhe helikopter.