KRYESORE

Ukraina shkatërron forcat ruse në Kherson. Paralajmërimi i ekspertit britanik: Rusia mund të hakmerret përmes një sulmi me armë bërthamore

Forcat ruse ditën e djeshme kanë pësuar një disfatë të thellë në Kherson dhe kjo gjë mund të sjellë një kundërsulm të ashpër prej tyre, aq sa mund të përdorin armë bërthamore, ka paralajmëruar një ekspert britanik. Sulmet ajrore nga ukrainasit kanë shkatërruar disa ura duke iu ndërprerë mundësinë trupave ruse të depërtojnë në brendi të qytetit.

Ndërsa doktrina ushtarake ruse përshkruan armët taktike bërthamore kur forcat e saj po përballen me disfatë, shqetësimet po rriten se Vladimir Putin-i mund t’i përdorë ato. Kësisoj, eksperti i armëve kimike, koloneli Hamish de Bretton-Gordon ka bërë me dije se: “Fantazma e Rusisë duke përdorur armë bërthamore taktike në Ukrainë është pa dyshim një shqetësim në rritje në kryeqytetet e NATO-s”.

“Ndërsa batica duket se po kthehet në Ukrainën e jugut, operacioni special i Putin-it mund të jetë gati për t’u zbërthyer. Në këtë fazë është kritike që Britania e Madhe dhe SHBA-ja t’i sinjalizojnë Kremlinit se çdo përdorim i armëve bërthamore do të kalonte vijën e kuqe”.

Raketat bërthamore taktike zakonisht kanë një rreze vrasëse prej një milje e gjysmë. Por valët e tyre goditëse dhe pulset elektromagnetike shtrihen më tej, duke paraqitur një rrezik shtesë për jetën. Agjencitë perëndimore të inteligjencës sinjalizuan se po monitoronin nga afër çdo tranzit të këtyre armëve drejt Ukrainës jugore.

Kjo frikë u shfaq pasi numri i trupave ruse të vrarë ose të plagosur në konflikt u vlerësua në 75,000 ose më shumë. Vlerësimi i fundit i SHBA-së ishte rritur nga 60,000 të paraqitura javën e kaluar.

Ditët e fundit ka pasur gjithashtu një rënie të konsiderueshme të sasive të municioneve ruse që janë gjuajtur në pozicionet ukrainase. Zjarri i artilerisë ruse është përgjysmuar, me shumë mundësi për shkak të shkatërrimit të depove të raketave shumë prapa vijës së frontit, shkruan Daily Mail.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago