LAJME

Ulet çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri

Të gjithë familjarët që konsumojnë deri në 700 kw/orë do të paguajnë 1 lek më pak deri më 31 dhjetor 2025. Vendimi i miratuar nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë nis zbatimin nga data 1 shkurt 2025.

Kryeministri Edi Rama së bashku me zv/kryeministren dhe njëherësh ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku mbajtën një konferencë të përbashkët për të ndarë më shumë detaje rreth vendimit.

Rama u shpreh se ‘jemi tre vite larg sovranitetit energjetik’, ndërsa theksoi se transformimi do të vazhdojë.

“Falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekseve që ne kemi marrë qoftë me shtrëngimin e një hapësire të shqyer që gjetëm, kur gjysma nuk e paguante por vidhte energjinë. Falë iniciative, jo është e para në rajon për prodhimin e energjisë solare, por me distancë nga i dyti. Në vendin e dytë është Serbia me ¼ e prodhimit të Shqipërisë, pasi Kosova, mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në të njëjtin grup.

Në kulmin e krizës, lufta në Ukrainë. E dyta, Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur hymë në këtë faze e kishte 0. Sot flasim për mbi 300 megavat. Më e rëndësishëm se kjo, sot në kanalin e investimeve që janë të pritshme, kemi 1300 megavat energji diellore, 1.3 giga. Në total do të arrijmë objektivin e 30% të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera veç ujit”.

Pse është e rëndësishme kjo?

“Me teorinë që ne kemi energji për veten dhe për të tjerët. Në vitet e mira hidrike në mbulojmë 75 % të nevojave. Ndaj ne nuk jemi sovran akoma. Por jemi 3 vite larg sovranitetit energjetik. 30% të volumit të përgjithshëm që na duhet, plus riciklimit, do të na bëjmë që të jemi sovran. Në vitet jo të mira hidrike ne e kemi 65% kapacitetin e prodhimit. Jemi të varur nga importi, krizat dhe bursa.

U deshën vite, por ne ia dolëm dhe t’ju themi në sy ‘ata që shpenzojnë deri në fashën 700 KW do të kenë një ulje të energjisë elektrike’. Në vitin 2019. Konsumi më i lartë i vitit ishte 21 milionë kilovat. Por natën e vitit të ri 2019 ka qenë konsumi më i lartë. Sot 22 milionë kilovat/ orë është normaliteti.

Pikun nuk e kemi më për vitin e ri, por e kemi edhe gjatë verës dhe periudhës dhjetor-janar. Shqipëria është një vend tjetër, sepse rritja e konsumit të energjisë tregon rritje të ekonomisë rritje të kapaciteteve në të gjitha shtresat për konsum të energjisë. Edhe ky është një fakt që na ndihmon të marrim këtë hap, të uljes, pasi kemi më shumë konsum dhe të ardhura. Çmimet e energjisë elektrike i kanë pasur me të larta se sa çmimi që është sot. I rrokanisin kokën shqiptarëve në bashkëpunim me kanale, portale të llumit”, u shpreh Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

25 sekonda ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago