Ukrainasja surprizon në spektaklin “The Voice of Greece”, këndon këngën e njohur shqiptare: Është e veçantë për mua, e interpretova me zemër

Kënga e njohur arbëreshe “Lule, lule” është kënduar në spektaklin “The Voice of Greece”.

Këngën “Lule, lule”, e ka kënduar një vajzë nga Ukraina, e cila edhe pse nuk dinte shqip, ajo ja doli shumë mirë të fitonte zemrat e anëtarëve të jurisë duke bërë që të gjithë të kthenin karrigen për të.

https://www.youtube.com/watch?v=AD9X9BGLxus

Vajza nga Ukraina, tha se kjo këngë ishte mjaft e veçantë për të dhe shtoi se e kishte kënduar me zemër, por pa dhënë detaje më shumë për lidhjen që kishte ajo me këtë këngë.

Juria mbeti e habitur kur mësoi se kënga ishte në gjuhën shqipe, ndërsa më pas i kërkuan që të këndonte edhe një këngë greqisht, të cilën ajo e këndoi shumë mirë.

Anëtari i Jurisë: Ajo çfarë dëgjuam ishte këngë ukrainase?

Vajza nga Ukraina: Jo, është këngë ballkanike

Anëtari i Jurisë: Çfarë gjuhe ishte ajo që dëgjuam?

Vajza nga Ukraina: Shqip

Vajza nga Ukraina: Është një këngë e veçantë për mua dhe doja ta këndoja për ju

Anëtari i Jurisë: Ti vjen nga Ukraina dhe flet shqip?

Vajza nga Ukraina: Jo, nuk flas shqip, por e këndova këtë këngë me zemër