Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit raportohet se 285 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 27 967 bilancin total të humbjeve të jetë në vendin fqinj.
Të infektuarit e rinj nga koronavirusi në ditën e fundit kanë qenë rreth 1800 për një total prej 205 mijë personash të prekur nga pandemia. Ai që ka pësuar rritje është bilanci i të shëruarve ku në një ditë mbi 4690 pacientë e kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës
Situata paraqitet e përmirësuar dhe në Lombardi, ku autoritetet shëndetësore tregojnë për një ulje të ndjeshme të të gjitha të dhënave nga të sëmurët e rinj, viktimat apo të shtruarit në spital. Sipas të dhënave në Lombardi, vendi që konsiderohet dhe vatra e pandemisë në Itali, në 24 orët e fundit janë regjistruar 93 viktima.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…