Autoritetet italiane të Emergjencave Civile raportojnë se 525 persona kanë humbur jetën në vend në 24 orët e fundit si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Edhe pse me ritme të ulëta, kjo është dita e tretë radhazi që numri i viktimave në vend fqinj vijon të ulet krahasuar me 577 që ishin në ditë më parë.
Deri në këto momente numri i viktimave në Itali nga Covid-19 ka arritur në 22 170. Lajme të mira vijnë për personat e rinj të prekur nga pandemia të cilët vazhdojnë të jenë më pak nga dita në ditë. Në 24 orë u regjistruan 3789 raste të reja me Covid-19.