Mediat perëndimore raportojnë se në radhët e ushtrisë së Vladimir Putin kanë nisur të shfaqen ‘rebelimet’ e para, ku ushtarakë akuzojnë kreun e Kremlinit se i ka dërguar si mish për top.
Në një letër të bërë publike që mendohet se e kanë shkruar një grup marinsash rusë, trupat akuzojnë gjeneralët se me paaftësinë e tyre i kanë drejtuar drejt masakrës, ku në vetëm pak ditë 300 ushtarë u vranë nga forcat vendase.
Ata gjithashtu kërkojnë që presidenti Putin të informohet për luftimet në Pavlivka dhe të ngrejë një komision të pavarur për të hetuar ngjarjen.