Po vazhdon që KFOR-i të jetë i vendosur afër komunave në pjesën veriore të vendit.
Kjo pasi protestuesit kanë tentuar të hyjnë në objektet komunale, për t’i penguar kryetarët shqiptarë.
Në Leposaviq është parë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq dhe ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq.
Por, një nga ushtarët amerikanë i tha se nuk është aty për bisedime, raporton Klan Kosova.
“Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negociuar. Unë i zbatoj udhrat”,dëgjohet ai duke i thënë ai atyre.