POLITIKE

Ushtria gati për aksion, Koreja e Veriut shkatërron zyrën për dialogun me Jugun

Përshkallëzohen tensionet në gadishullin Korean. Regjimi komunist i Veriut hodhi në erë zyrën kufitare që përdorej për bisedime me Jugun, në një lëvizje që konfirmon tensionimin dhe ndërprerjen e marrëdhënieve mes dyja vendeve, të cilat praktikisht janë ende në luftë.

Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se ndërtesa, që gjendet në qytetin Kaesong në pjesën e shtetit komunist të zonës së demilitarizuar ku ndahen dy Koretë, u shkatërrua plotësisht nga një shpërthim i fuqishëm.

Shtëllunga tymi u kapën nga kamerat e mediave të Jugut, ndërsa zyrtarët në Seul konfirmuan zhdukjen e zyrës së bisedimeve. Godina ishte hapur në vitin 2018 dhe kishte për qëllim të lehtësonte komunikimin mes dy koreve. Zyra e dialogut ka qëndruar mbyllur që prej 30 janarit për shkak të pandemisë, por shkatërrimi i saj ishte më shumë simbolik për të shënuar një pikë kthese në marrëdhëniet mes palëve, pas përkushtimit për një epokë të re paqeje rreth 3 vite më parë.

“Akti i fundit i pamatur ka lënduar dinjitetin e lidershipit tonë suprem. Bota do ta shohë qartë dënimin e ashpër që populli ynë do t’i bëjë autoriteteve të Koresë së Jugut dhe se si zhduket e keqja e njerëzimit nga faqja e tokës”, raportoi media shtetërore e Koresë së Veriut.

Peniani ndërpreu komunikimin me Seulin nga disa pamfletë me mesazhe kritikuese për liderin Kim Jong-un lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut. Këto fletushka dërgoheshin në territorin koreanoverior nga ata që kishin dezertuar vendin. Për të frenuar këtë fushatë, ushtria e regjimit komunist u shpreh e gatshme të veprojë kundër grupeve të dezertorëve. Madje, shefi i shtabit tha se po studionte një plan për të rifutur ushtrinë në zonën e demilitarizuar, për ta kthyer atë në një fortesë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago