Helikopterët e ushtrisë zvicerane kanë transportuar të enjten ujë te mijëra kafshë fermash të etura nën temperaturat e larta të kësaj vere, në livadhet alpine të vendit.
Learn moreSkip AdAdvertisement
Reshjet e pakta të shiut këtë vit i detyruan fermerët t’i bëjnë thirrje ushtrisë që të ndërhyjë duke sjellë ujë për kafshët e tyre, dhe të parandalojë një thatësirë që shkakton mungesë ushqimi më vonë gjatë vitit, raportoi Reuters të enjten.
Një operacion dy-javor është duke u zhvilluar tani me helikopterët “Super Puma” që fluturojnë për të rimbushur rezervuarët pothuajse bosh të përdorur nga fermerët për lopët e tyre, qumështi i të cilëve përdoret shpesh për të bërë djathin “Gruyere” dhe për kafshë të tjera si derrat dhe dhitë.
“Ka pasur një mungesë të madhe uji këtë vit”, tha Frederic Menetrey, drejtor i Bujqësisë në kantonin e Friburgut.
Kjo ka një ndikim të madh në kullotat, mbarështimin por edhe bujqësinë fushore”, ka shtuar ai.
Pa furnizimin me ujë emergjent, kafshët do të duhej të zbriteshin nga fushat e tyre të larta për të kullotur në ultësira, ku në kushte normale, bari i tyre i dimrit prodhohet gjatë muajve të verës.
“Ata do të hanë sanën që është dashur të hahet gjatë dimrit, kështu që situata do të përkeqësohet më vonë gjatë vitit”, është shprehur Menetrey.
Fermeri Jacques Ruffieux, 130 bagëtitë e të cilit kanë nevojë për 10,000 litra ujë në ditë, tha se kishte qenë një vit i dhimbshëm, për shkak të reshjeve të pakta të shiut.
“Që nga 27 qershori kishim vetëm 30 litra, nuk është asgjë”, tha fermeri, duke shtuar se ushtria mbërriti në kohë.
Komandanti i ushtrisë territoriale zvicerane, Mathias Tuescher, tha se gjashtë helikopterë janë mobilizuar për përpjekjen, e cila do të zgjasë deri më 19 gusht.
Në përgjithësi, rreth 400,000 tonë ujë mund të hidhen nga helikopterët në rezervuarë.
Operacioni u krye edhe gjatë thatësirave të viteve 2015 dhe 2018.
“Me ngrohjen globale, ekziston një probabilitet që ky lloj misioni të jetë më i shpeshtë në të ardhmen,” tha Tuescher.