Vasfije Krasniqi Godman, një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, i ka reaguar përmes një postimi analistit Baton Haxhiu, transmeton Indeksonline.
Ky i fundit tha se “Pika e dytë e marrëveshjes Kosovë-Serbi është falja e vrasjeve dhe masakrave që Serbia i ka kry. Realisht pas 20 viteve nuk kanë pse mu dënu”.
Ndërsa Krasniqi-Godman shkruan:
Nëse deklarime të tilla kanë për qëllim që t’na provokojnë dhe t’na masin reagimin tonë rreth asaj që u tha mbrëm, ne nuk do të lejojmë diçka e tillë të ndodhë, pavarësisht çmimit nuk do të ndodh! #Nuklejojmtëketëamnesti