Ministri i brendshëm i Serbisë Vulin, ka vazhduar polemikat e ndërsjella mes Serbisë dhe Malit të Zi pas miratimit të rezolutës për gjenocid në Srebrenicë, duke thënë se ju “Pranuat shtetin e Kosovës e i mbani leksion Serbisë”, në një kumtesë zyrtare nga ministria që drejton.
Vulin kritikoi autoritetet malazeze për shkak të miratimit të atij dokumenti (rezolutës për gjenocid), duke apostrofuar kryeministrin malazez Krivokapiç dhe kreun e Kuvendit Beçiç se “pranuat shtetin e Kosovës, ndërsa tash i mbani leksion Serbisë për mos përzierje në punët e brendshme të Malit të Zi, këtë mund ta bëjë vetëm ai që erdhi në pushtet në valën e rezistencës serbe dhe pastaj miraton rezolutë për Srebrenicën ku popullin serbe gjykon për gjenocid”.
Ai shtoi se nëse Mali i Zi dëshiron raporte të mira me Serbinë, duhet të vendos të paktën respektimin e mendimit të qytetarëve të vet serb dhe jo t’i “detyrojë të pranojnë gjenocidin që nuk ekziston”.”
“Nëse edhe kjo nuk mundet apo nuk guxohet vetëm të bëhet, le të nënshkruajë marrëveshjen me Kishën ortodokse, mitropoliti Amfilohije të paktën aq e ka bërë borxhli Beçiqin dhe Krivokapiçin, apo ai borxh po kthehet me miratimin e BE-së, si kredia kineze për autostradë”, porositi Vulin.
Shkas, sipas medieve serbe për këtë reagim, ishte kritika që ministria e jashtme malazeze dhe ministria evropiane e punës (MVEP) drejtuan më herët ndaj kreut të Kuvendit të Serbisë Daçiq dhe ministrit të policos Vulin, për shkak të deklaratave të tyre nxitëse në lidhje me rezolutën, që mund të kuptohet si thirrje për rrënimin e rregullimit shtetëror të vendit.