Mercenari rus Igor Mangushev është qëlluar në kokë në një pritë në Ukrainën lindore.
Kjo u raportua, duke cituar si burim kanalin Telegram të mikut dhe kolegut të Mangushev-it, Boris Rozhkin, nga media të ndryshme ndërkombëtare.
Sulmi lexohet si një paralajmërim i mundshëm për Yevgeny Prigozhin, kreun e grupit Wagner, milicia e fuqishme private që po luan një rol gjithnjë në rritje në pushtimin rus të Ukrainës.
Mangushev, kapiten batalioni rus me nofkën Bereg, u qëllua në kokë të shtunën në mbrëmje dhe është dërguar në spital në qytetin e Stakhanov-it.
Gjendja e tij thuhet është e rëndë. Rozhkin postoi foto të Mangushevit të shtrirë në një shtrat spitali me kokën e fashuar dhe të mbuluar me gjak.
Sipas çka tha Rozhkin, Mangushev u plagos në një pikë kontrolli në Stakhanov, por nuk dha detaje të mëtejshme. Aktualisht, autoritetet ruse në zonë nuk e kanë konfirmuar incidentin.
Mangushev u bë një nga fytyrat më të njohura të pushtimit rus për shkak të një videoje ku ai shihej të fliste duke mbajtur kafkën e kokës rë dikujt që ai e quajti “një nga luftëtarët e Azovstal”.
Në video të tjera, ai madje pretendonte se ai dhe aleatët e tij kishin shpikur shkronjën “Z” si simbolin për të përfaqësuar mbështetjen për ndërhyrjen ushtarake të Moskës, një pretendim që bie ndesh me faktin se shenjat “Z” dhe “V” ishin parë në zonat kufitare shumë përpara se Mangushev të dilte në mediat sociale për të promovuar simbolin.
https://twitter.com/i/status/1622170449911103494