Tronditëse është ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Mat, ku humbën jetën 3 pjestarë të një familje.
Ama më tronditës është fakti se gjithçka e ka zanafillën nga konflikti i nëntë viteve më parë për një gjel. Gjeli ishte i Kujtimit dhe ngamconte pulat e Saliut. Madje për këtë çështje ata kanë përfunduar edhe në gjyq.
Ngjarja ndodhi në fshatin Xibër-Hane të Klosit ku burime nga policia thanë se dy vëllezër pas një konflikti të çastit janë përplasur fizikisht e më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Sipas policisë fillimisht shtetasi Sali Dakuci ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë ndaj vëllait, Kujtim Dakuci dhe nipit të tij, Floget Dakuci.
Këtë të fundit e transportuan menjëherë me një automjet privat drejt spitalit të Burrelit por mësohet se gjatë rrugës ka humbur jetën Kujtimi, ndërsa djali i tij ndërroi jetë në qendrën spitalore të Klosit ku ishte ndalur për të marrë ndihmën e parë.
Pas kësaj ngjarjeje, mësohet se autori Sali Dakuci vëlla me Kujtimin ka qëlluar veten në banesë.
Mësohet se Saliu ishte djali i madh i familjes, 52 vjeç ndërsa Kujtimi 51 vjeç.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…