Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se qeveria ka propozuar që paga minimale të jetë 264 euro në muaj. Sipas tij, me këtë nuk janë pajtuar sindikatat e punëtorëve.
“Ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatami”, tha Murati.
Sipas Muratit kundërshtimi i sindikatave është i pakuptimt.
“Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale”, tha ai.
Postimi i plotë i ministrit Murati:
Sapo përfunduam takimin e Këshillit Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimit për pagën minimale.
Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj.
Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi.
Megjithatë, propozimi nuk mori votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën.
Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale.
Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro.