BREAKING NEWS

Zuckerberg po punon në gadgetin i cili do t’i zëvendësojë telefonat e mençur

Projekti me emrin e koduar Orion, në të cilin Facebooku po punon tash e ca kohë, do të duhej t’i ndryshonte plotësisht jetët tona dhe t’i dërgonte telefonat e mençur në histori. Kështu të paktën mendon Zuckerbergu.

Mënyra se si ne komunikojmë dhe u qasemi përmbajtjeve do të duhej të ndryshonte për shkak të – syzeve për realitet të shtuar.

Gadgeti është duke u zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë Luxottica, e cila i ka brendet si Ray-Ban dhe Oakley, dhe e cila ka bashkëpunuar me Google për t’i zhvilluar syzet e tyre të mençura.

Për Mark Zuckerbergun, Orion është një nga prioritetet më të mëdha, sepse nëse parashikimet e tij rezultojnë të vërteta, me të vërtetë mund të sjellë revolucion dhe gjithashtu ta shënojë fillimin e fundit të telefonave të mençur.

Departamenti intern i Facebookut ka kohë që po i zhvillon syzet, por deri më tani përpjekjet e tyre nuk janë shpaguar, pasi që ato i kanë disa probleme me dizajnin dhe dimensionet. Me pak fjalë, nuk mund ta bëjnë një gadget me dimensione të syzeve klasike, shkruan KOHA Ditore. Gadgeti nuk duhet të jetë i imponueshëm, dhe duhet ta mbështesë teknologjinë moderne.

Me syze të tilla do të mund të bisedonim, ndërsa ato gjithashtu do ta kishin kamerën për fotografim dhe mund të transmetojnë drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Brenda tyre do të shfaqeshin përmbajtja, njoftimet e ndryshme dhe gjëra të ngjashme.

Ekzistojnë dy mënyra për të operuar me Orionin. Njëra është përmes asistentit zanor të cilin Facebooku po e zhvillon gjithashtu, dhe tjetra përmes një unaze speciale e cila do ta ketë sensorin e lëvizjeve. Me gjeste dhe lëvizje të unazës do të operohej me opsione të caktuara të syzeve.

Afati për përfundimin e këtyre syzeve është midis 2023 dhe 2025. Gjithashtu, Facebooku nuk është e vetmja kompani që po e shqyrton këtë zgjidhje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

4 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

8 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

8 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

17 orë ago