Reshjet e orëve të fundit dhe moti i keq ka shkaktuar probleme në zonën e Dukagjinit, në Bashkinë e Shkodrës.
Gazetarja Emi Kalaja raporton se, si pasojë e prurjeve të përrenjve në zonë, për shkak të reshjeve të shumta është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin e Ndërlysaj.
Shkak për këtë situatë është bërë fryrja e lumit të Thethit i cili ka shkatërruar edhe urën që shërbente për lidhjen e dy zonave. Aktualisht është i pamundur aksesi i banorëve nga Thethi në Ndërlysë.