BREAKING NEWS

Veseli, Krasniqi e Selimi “mund” të lirohen me kusht nëse për ta garanton Policia e Kosovës

Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi “mund të lirohen” përkohësisht nga Haga, nëse Policia e Kosovës i siguron këtij institucioni ligjvënës ndërkombëtarë, informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saja, ndër të tjera për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin me kusht për tre të lartpërmendurit.

Këto përgjigje, Policia e Kosovës ka kohë ti kthej në afat brenda dy javësh nga momenti i njoftimit të përkthyer të këtij urdhëri në gjuhën shqipe.

“Duke pasur parasysh kushtet e propozuara nga të akuzuarit në lidhje me kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm dhe pa paragjykuar çdo vendim që do të merret nga gjyqtari i procedurës paraprake në lidhje me vendimet e kthyera nga Gjykata e Apelit, gjykatësi i procedurës paraprake urdhëron Policinë e Kosovës, siç specifikohet më tej në Shtojcën e këtij Urdhri, të sigurojë informacion”, thuhet në urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake.

Informacioni që gjykatësi i procedurës paraprake ka kërkuar nga Policia e Kosovës ka të bëjë me autoritetin dhe aftësinë e Policisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit me kusht, të monitorojë dhe kufizojë komunikimin e këtyre individëve, të administrojë arrestin shtëpiak dhe zbatueshmërinë e kushteve që lidhen me lirimin e përkohshëm dhe rastet e mëparshme të zbatimit të kushteve që lidhen me lirimin e përkohshëm ose ndalimin e personave të akuzuar për krime të rënda.

“Përveç kësaj, Policia e Kosovës mund të japë çdo informacion shtesë që konsiderohet i rëndësishëm në lidhje me zbatimin e lirimit me kusht”.

“Policia e Kosovës do të lidhet me çdo departament dhe/ose autoritet tjetër në Kosovë nëse është e nevojshme për të siguruar informacionin e kërkuar. Çdo pengesë teknike, logjistike ose tjetër që pengon ekzekutimin e duhur të Urdhrit do të ngrihet menjëherë te Gjyqtari i Procedurës Paraprake”, thuhet në urdhrin e gjyqtarit Nicolas Guillou.

Ndryshe, vendimi i gjyqtarit të procedurë paraprake erdhi pas vendimit të panelit të Gjykatës së Apelit lidhur me apelet e mbrojtjes së Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kundër vendimeve të gjykatësit në fjalë për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim.

Në paraqitjet e tyre të para më 9 nëntor, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’)”.

“Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët.

“Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago