POLITIKE

Vjosa Osmani nuk u ftua në mbledhjen e LDK-së, analisti i njohur ka një shpjegim – kjo është përpjeka e partisë së Mustafës

Kundërshtimi për votimin e mocionin për rrëzimin e Qeverisë, deklaratat për Agim Veliun, ministër i shkarkuar nga Kurti e ndalja e mikrofonit deputetit të partisë së saj, Driton Selmanajt, duket se bënë që nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, të mos ftohet në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.

Lidhur me këtë, analisti politik, Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se takimi u deklarua si joformal dhe Mustafa ka selektuar të ftuarit, derisa ai deklaroi se Osmani e kishte bërë të qartë qëndrimin dhe nuk ishte e nevojshme të ftohet.

“Nuk kanë thirrur në kuptimin formal mbledhje të kryesisë, dhe takimi u deklarua si konsultim joformal i kryetarit të LDK me personalitete të rëndësishme të partisë, jo vetëm nga struktura partiake por edhe nga parlamenti dhe qeveria. Kështu , kjo i jep të drejtë z. Mustafa që të bëjë edhe selektim, të të ftuarve, dhe të deklarojë se zonja Osmani tashmë e kishte bërë të qartë qëndrimin e saj dhe ai nuk e kishte parë të nevojshme që ajo të ftohet. Po të ishte një takim formal i kryesisë apo këshillit drejtues të partisë, njoftimi do të i shkonte me automatizëm zonjës Osmani dhe përjashtimi eventual i saj do të ishte shkelje e rëndë e procedurave dhe përgjegjësive në parti.”, është shprehur ai.

Lepaja thotë se kjo është një përpjekje që të mos ndodhë thyerja para një votimi eventual i një kandidati të LDK-së, të cilin Osmani apo ndonjë deputet tjetër mos ta votojë.

“Këtë kujdes e shoh si përpjekje që megjithatë të mos ndodhë thyerja para një votimi eventual të një kandidati të LDK në parlament, çka do të e bënte të vështirë që zonja Osmani dhe ndonjë deputet tjetër i LDK të mos e votojë atë”, ka vlerësuar Lepaja.

Sipas tij, partia ka të drejtë të angazhohen për qëllime të ndryshme dhe të lobojnë, që si pasojë do ta rrisë apo ulë ndikimin e saj.

“Është e drejtë e një partie, dhe të zgjedhurve në organet e larta të saj të angazhohen për qëllime të ndryshme dhe të lobojnë për to, dhe për pasojë partia do ta rrisë apo ulë fuqinë dhe ndikimin e saj. Në këtë rast kemi të bëjmë me vijën reformatore në LDK, të cilës i ka prirë edhe formalisht Vjosa Osmani, në procesin zgjedhor dhe vijës e cila e kundërshtonte koalicionin me LVV dhe e cila njëkohësisht ka treguar një afërsi me konceptet e shprehura publikisht nga Presidenti i vendit”, ka deklaruar Fadil Lepaja


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago