Një zyrtar policor dhe dy këmbësorë të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë të martën në mbrëmje në fshatin Bajskë të Mitrovicës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orës, aksidenti ka ndodhur në kohën kur njësia policore kishte ndaluar një automjet dhe ishte duke kryer kontrollin.
“…nga mbrapa kishte shkuar i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin tij duke zhvilluar shpejtësi te madhe, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, dhe në momentin kur zyrtari policor e sinjalizon që të ndalet, i dyshuari nuk arrin që të ndalet me veturën e tij dhe godet zyrtarin policor si dhe dy persona tjerë të cilët kanë qenë jashtë veturës”, thuhet në përshkrimin e Policisë për aksidentin.
Të lënduarit, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Vushtrrisë, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…