Pas 30 ditësh lufte, Izraeli vazhdoi sulmin brutal ndaj Hamasit gjatë natës, me avionët e IDF-së që goditën një ‘bazë terroriste’, trupat që luftonin militantët në ‘lagjet e afërta’ dhe çmontuan një pjesë të rrjetit të tuneleve të grupit në Gazën veriore.
Videoja e shpërndarë në mediat sociale të IDF-së zbuloi gjithashtu se ata zbulonin tunelet e fshehura të një prej grupeve terroriste, të konsideruara prej kohësh si një sfidë kryesore e sigurisë, e përdorur në të kaluarën për kontrabandë dhe inkursione në Izrael, si dhe një pengesë serioze për forcat izraelite që përpiqen të veprojnë në Gaza.
“Derisa Hamasi po pengon largimin e civilëve në pjesën jugore të Rripit të Gazës, militantët po fshihen brenda rrjetit të tuneleve nëntokësore”, thuhet në postimin e IDF-së në platformën X.
Në kuadër të këtij operacioni izraelitët kanë publikuar pamjet e hyrjeve në tunele ku ka ndërhyrja IDF-ja.
Ndërkohë edhe sot kanë vazhduar sulmet ajrore, tokësore dhe nga deti nga ana e ushtrisë izraelite, duke pranuar se kanë goditur mijëra objektiva të Hamasit, raporton Daily Mail.
Më shumë se 240 pengje izraelitë dhe të huaj u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, thonë zyrtarët, dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë propozimet për një armëpushim derisa grupi islamik t’i lirojë të gjithë.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…