FOTO&VIDEO

VIDEO/ Cili është roli politik i popëve serbë?

Marigona Osmani u vra në Ferizaj nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa ne bashkëpunim me mikun e tij, Arber Sejdiu.

18 vjeçarja humbi jetën nga dhuna e tmerrshme fizike e shkaktuar nga Krivaqa.

Trupi i pajetë i 18 vjeçares u la përpara spitalit të Ferizajt pa shenja jete. Policia arrestoi dy personat e dyshuar për kryerjen e këtij krimi.

Babai i Marigonës, Muhabi Osmani, ka folur për emisionin Shqipëria Live mesditën e së hënës. Ai tha se nuk kishin dyshuar asnjë moment për gjendjen e çiftit.

Babai i Marigonës: Nuk kemi ditur se na ndodhte ky rast. Kemi pasur bindje se ishte gjithçka në rregull, por qenkemi mashtruar. Në Kosovë thonë që në fillim kur shkon te burri të mërzitet dhe e kam mbajtur vajzën time në vëzhgim. Nuk ka pasur telefon. Kur vinte këtu dhe komunikoja unë gjithmonë në atë mënyrën, lëvizjet çdo bisedë, sytë nga ajo. Nëna e vet ka shkuar dy herë në banesë dhe ka qenë e mbyllur. Kanë ardhur familjarët e tij. Marigona ka qenë një vajzë e urtë, e sinqertë, nuk na ka hapur telashe kurrë.

Ai theksoi se nëse nuk ka drejtësi nga institucionet e Kosovës do të bëjnë vetëgjyqësi, teksa përmend ligjin e Lekë Dukagjinit.

Babai i Marigonës: Nëse shteti nuk jep verdiktin e vet ne kemi ligjin tjetër, ligjin e kanunit. Më ka ndodhur mua mos t’i ndodhë ndokujt tjetër./Top-channel.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago