FOTO&VIDEO

VIDEO/ Dy raste TIPIKE të shoferëve që kanë nevojë për ‘testin e idiotit’

Në Shqipëri të ndodh shpesh të ecësh në rrugë dhe të shohësh çudira nga drejtuesit e automjeteve. E tillë është edhe kjo situatë që një lexues ka sjellë në redaksinë tonë.

Përmes një kamere brenda makinës, i riu ka filmuar të gjitha situatat e çuditshme në rrugë, teksa njëri kah i rrugës është me trafik të rënduar automjetesh, dhe korsia tjetër me lirshmëri për të ecur. Teksa makina ecën në korinë e saj, dy automjete të tjera i dalin përpara, kokë më kokë, duke u kthyer në burim kryesor aksidenti, dhe nëse nuk do të kishte kujdes nga ana e shoferit që ka filmuar situatën, pasojat mund të ishin fatale.

Një Toyota dhe një Range Rover, nuk kanë pritur në radhë si të gjitha automjetet e tjera por kanë parakaluar edhe pse rruga është me vizë të pandërprerë përvetë faktin se është vetëm me dy korsi të vetme për dy kahe të ndryshme. Për më shumë shikoni dy momentet që mund të ishin kthyer në tragjedi në rrugë. Video është filmuar në Lezhë, sa kalon unazën kur vjen për në Tiranë. Qytetari që ka sjellë videon në redaksinë e Shqiptarja.com thotë se shoferi i Range Rover që ishte në gabim, madje edhe e kërcënoi me fjalë, duke menduar se ishte ai që kishte të drejtë, edhe pse në fakt kishte ‘zaptuar’ rrugën duke tentuar të bëhet shkaktar i një përplasje të rëndë.

Në Shqipëri, Ministria e Brendshme është duke bërë gati propozimet për ndryshimin e Kodit Rrugor, ku parashikohet të praktikohet edhe “testi i idiotit” që do t’i nënshtrohen pikërisht shoferë të tillë: Ata që bëjnë veprime të rrezikshme në rrugë. Testi vlerëson gjendjen psikologjike të drejtuesit të automjetit, dhe në rast të mos plotësimit të kritereve, i hiqet leja e drejtimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

18 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago