rej disa kohësh janë ngritur tregje të posaçme për shitjen e frutave dhe perimeve, por ka shitës ambulantë që duan t’i tregtojnë produktet në brendësi të lagjeve dhe anës rrugës.
Me sa duket, i tillë është edhe rasti i shitëses së moshuar në rrugën e Durrësit, videoja e së cilës preku shumë qytetarë orët e fundit pasi u tha se “karrocën ia përmbysën policët bashkiakë, të cilët e dhunuan”.
Por kjo pjesë e videos tregon të tjera rrethana.
E pyetur për incidentin Policia Bashkiake tha për DITA se “edhe pse tregu i Bashkisë ishte ngjitur, zonja ndryshe nga shitësit e tjerë preferoi që të zejë trotuarin”.
“U nervozua kur i kërkuam të lëvizte nga trotuari drejt tregut që është vetëm pak metra më tej” – tha një nga policët e pranishëm.
Sikurse mund të shihni nga pamjet, gruaja e moshuar ka marrë karrocën dhe e ka përmbysur vetë e revoltuar.
Nuk ia kanë përmbysur policët bashkiakë.