Lokomotiva e Zagrebit ka kaluar në avantazh në sfidën kundër Sibenik, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Kroacisë. Ka qenë pikërisht sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, ai që gjeti rrjetën në minutën e 27-të.
Goli ishte i gjithi kuqezi, pasi Kastrati dhe Tuci ishin protagonistë. Kastrati u gjet i lirë nga krahu i djathtë dhe krosoi në mënyrë perfekte, duke gjetur sulmuesit e talentuar, Tuci.
Ky i fundit e pati të vështirë të shënojë dhe mendoi të shërbejë pas shpinës së tij, duke gjetur të lirë Myrto Uzunin. Numri 7 i Lok. Zagrebit nuk e pati të vështirë të shënojë me të majtën, duke mposhtur portierin vendas në shtyllën e parë.
https://streamable.com/lzt5a