Një incident ndodhi me Patriarkun Kiril gjatë një liturgjie.
Kryekleriku ortodoks i Rusisë, vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të mbështetjes së agresionit ndaj Ukrainës, gati “theu qafën” pasi rrëshqiti dhe u rrëzuar gjatë ecejakes së ritit.
Konkretisht, ai rrëshqiti dhe ra pasi fillimisht spërkati tempullin dhe besimtarët me ujë të shenjtë dhe më pas tentoi të zbriste nga piedestali i tij.
Incidenti ndodhi në qytetin e Novorossiysk, nga ku liturgjia transmetohej drejtpërdrejt.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Patriarkana e Moskës nëse 75-vjeçari ka pësuar ndonjë lëndim nga rënia.