Sot është dita e 39-të e agresionit rus kundër Ukrainës.
Forcat ukrainase rifituan dje kontrollin e të gjithë rajonit të Kievit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Hanna Maliar tha: “Irpin, Bucha, Gostomel dhe i gjithë rajoni i Kievit janë çliruar nga pushtuesit”. Të dy qytetet pësuan shkatërrime të mëdha dhe një numër të madh viktimash civile.
Kryebashkiaku i Bucha-s tha se 280 persona janë varrosur në një varr masiv në qytet.
Të paktën 200 njerëz janë vrarë në Irpin, një periferi e Kievit, që kur Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit, ndërsa Gostomel, afër Kievit, ka qenë vendi i luftimeve të ashpra për të marrë kontrollin e aeroportit atje.
Ndërkohë, është publikuar një video e rrallë ku luftëtarët çeçenë të Ramzan Kadyrovit tërheqin me litar një bashkëluftëtar të plagosur në Mariupol.
Ukrainasit pretendojnë se deri më tani kanë humbur jetën 17.500 ushtarë rusë. Më 25 mars Moska pranoi se pas një muaji luftime humbi 1351 ushtarë dhe plagosi 3825. Megjithatë, duke gjykuar nga numri i mjeteve luftarake të shkatërruara, rusët pësuan humbje të mëdha.
NATO vlerëson se midis 150,000 dhe 200,000 trupa ruse janë të stacionuara në Ukrainë, dhe 30,000 deri në 40,000 janë jashtë linjës – të vrarë, të plagosur ose të kapur.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…