Një anëtar i partisë opozitare turke është plagosur sot dhe është dërguar në spital pas një sherri në parlamentin turk gjatë një debati të tensionuar për buxhetin e vitit të ardhshëm, raporton ABC News.
Pamjet televizive tregojnë një përplasje mes dhjetëra deputetëve të partisë në pushtet të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe partive opozitare, me disa deputetë që godasin njëri-tjetrin, ndërsa të tjerë përpiqen t’i ndajnë.
Të paktën një ligjvënës u rrëzua në tokë, treguan pamjet video dhe agjencia private e lajmeve DHA tha se Hussein Ors, një ligjvënës nga partia e opozitës, u godit me grusht në fytyrë.
Përleshjet janë një dukuri e shpeshtë në parlamentin turk. Arsyeja e konfliktit të sotëm nuk dihet, por tensionet janë të larta përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të planifikuara për në qershor, sipas agjencisë AP.