VIDEO/ Policia turke gaz lotsjellës policisë greke në kufi

Portali grek Ekatimerini ngarkoi videon, duke thënë se policia turke po hidhte gaz lotsjellës në kufirin e tyre ndaj homologëve grekë.

Gazi lotsjellës raportohet se u hodh nga pala turke e kufirit Euros gjatë përleshjeve midis policisë greke dhe migrantëve që përpiqeshin me forcëë të kalonin nga Turqia në Greqi.

Autoritetet Greke, të cilët postuan videon, sipas portalit, thanë që policia turke e stacionuar 40 metra nga kufiri hodhi gaz lotësjellës në zonën tampon .