Gjendja shëndetësore e liderit rus Vladimir putin duket se nuk është e mirë, ndërkohë që vijon të jetë më e diskutuara. Në mediat e huaja është publikuar një tjetër video që vë në pikëpyetje gjendjen e presidentit rus.
Gjatë një takimi me fëmijët e shkollave në Kaliningrad, Putin tregoi shenja të mëtejshme të shëndetit të tij të përkeqësuar, teksa kamera ka fokusuar këmbët e tij që mundet t’i mbajë nën kontroll me shumë vështirësi.
Për shkak të frikës së tij, raportojnë mediat e huaja, Putin kishte urdhëruar secilin prej fëmijëve me arritje të larta në shkollë të karantinoheshin nga Covid për dy javë përpara takimit në Kaliningrad.
Gjatë takimit, Putin u theksoi fëmijëve të vegjël rëndësinë e mësimit të një versioni të historisë të miratuar nga Kremlini dhe iu referua Ukrainës si një enklava anti-ruse.