Reperi shqiptar, Rigels Rajku performoi mbrëmë në diskotekën “Insomnia”, atje ku ndodhi një incident.
I njohur me emrin artistik “Noizy”, Rajku u sulmua mbrëmë nga disa persona në klub.
Një përleshje mes disa personave në klub dhe bodyguardëve të Noizyt, e rrëzoi reperin përtokë!
Nga videot që janë publikuar shihet se bodyguardët u përpoqën të mbrojnë Noizyn nga sulmi.
Nuk dihet nëse nga kjo përleshje ka pasur të lënduar.