As 15 nëntori si afati zyrtar e as bora e rënë së fundi, nuk i bindën t’i vendosin gomat e dimrit.
Një pjesë e veturave të Policisë së Kosovës, këtu tek stacioni policor jugu në Prishtinë, të hënën u panë me goma të verës, e madje me to dolën edhe në komunikacion.
Një situatë e tillë për forcat e rendit është e pa arsyeshme për një ish-polic.
Veç rrezikut, në këso gjendje po vlerësohet se edhe operimi i tyre vihet në pikëpyetje nëse ka raste urgjente. E një deputet opozitar që dikur drejtonte policinë Rashit Qalaj, e sheh të pakuptimtë neglizhencën nga institucionet.
Klan Kosova provoi të marrë një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës, por deri të hënën në mbrëmje nuk ka pranuar një të tillë.