Kanë dalë pamjet e momenteve të para kur ka marrë flakë pallati pranë “Farmacisë 10” në Tiranë, disa ditë më parë. Siç shihet nga pamjet, vihet re se një grumbull kartonash po digjej pranë fasadës së katit të parë, ku aty afër ndodhej një supermarket.
Ajo që bie në sy nga pamjet është se një qytetar është treguar krejt indiferent për ta ndalur zjarrin e kartonave, i cili u bë shkak për djegien e dhjetëra apartamenteve.
Djegia e pallatit zgjati më shumë se 6 orë, në një përballje mes flakëve dhe zjarrfikësve, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Deri më tani, policia ka shpallur disa persona të proceduar penalisht.
Banorëve u është premtuar rindërtimi i plotë i pallatit nga firma ndërtuese. Deri në përfundim të ndërtimit, sipas një reagimi zyrtar të Kryeministrit, banorët do të përfitojnë bonus qiraje nga shteti.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…