Strv 122 është një modifikim suedez i tankut gjerman Leopard 2A5 – një nga tanket më mirë të mbrojtura në luftën dyvjeçare në Ukrainë.
E duke parë se është tank shumë i sigurt dhe i fuqishëm, rusët janë të etur ta kenë të paktën një të tillë në arsenalin e tyre, transmeton Telegrafi.
Gjatë një misioni ata për pak sa nuk ia arritën qëllimit – derisa një dron i ushtrisë ukrainase u shfaq dhe i prishi planet e ushtrisë së Vladimir Putinit.
Suedia ia kishte dhuruar Ukrainës dhjetë tanke të tilla 69 tonelatëshe, brenda të cilës mund të futen katër persona. Bëhet fjalë për Strv 122 i mbështjellë me çelik dhe ka top dhe mitraloz 120 milimetra.
Në videon e publikuar më poshtë, rusët duke se kishin kapur një të tillë dhe kështu kishin dashur ta marrin për vete. E tërhoqën me një tank tjetër, derisa operatori i dronit ukrainas e lokalizoi.
Ai fillimisht u sigurua se brenda nuk kishte ushtarë ukrainas, dhe menjëherë reagoi duke e goditur tankun rus që tërhiqte tankun e ukrainasve.
The Russians were trying to evacuate a captured STRV 122A, but… pic.twitter.com/CT7JnmcSIq
— 2S7 pion (trost) MK II (@Pion_2S7) March 19, 2024