Abc ka siguruar një tjetër video, ku shihen se si shoferët shqiptarë ecin me shpejtësi të çmendur në rrugë pa pyetur aspak jo vetëm për rrezikun ndaj vetes por edhe për atë ndaj të tjerëve.
Siç shihet edhe në video një makinë ecën me shpejtësi skëterrë në autostradën Lushnje-Fier, ku për pak mund të ishte kthyer në një tjetër statistikë në kronikat e përditshme, pasi përplaset me kangjellat, por që fatmirësisht shoferi ka arritur të manovrojë siç duhet.