LAJME

Video/ Turistët në teleferik tmerrohet nga erërat që i tundin të bllokuar për 30 minuta në veri të Italisë

Një skiatore e bllokuar në një teleferik që tundej si lisharës nga erërat mbi 100 km në orë, tha sot se besonte se do të vdiste para se të kalonin tmerrin e motit të çmendur në rezortin verior.

Pamjet e publikuara tregojnë se si dy gratë dhe të tjerë të bllokuar në teleferik, tundeshin dhunshëm në sediljet e tyre në kapsulat e teleferikut, 12 metra mbi tokë.

Stephanie Burt kishte udhëtuar me familjen dhe mikeshën Barnaby Dunning në rezortin Cervino në veri të Italisë, kur e gjetën veten mes makthit të papritur.

Ato tregojnë se shpëtuan për fat teksa kapsulat rrezikonin të përplaseshin me njëra tjetrën përplaseshin mes lëkundjeve të pakontrolluara gjatë episodit që zgjati më shumë se gjysmë ore.

Drejtuesit e rezortit në Breuil-Cervinia që operohet nga kompania Cervino S.p.A pranë malit Matterhorn, thanë se nuk kishte rrezik madhor për vizitorët, pasi siguria e teleferikut tregoi se mund t’i rezistonte kthesës së motit.

Por gratë nuk ishin të bindura.

“Për gati 40 minuta po rezistonim për jetën dhe nuk kishte komunikim apo dikush që të na vinte në ndihmë”, thanë ato sipas DailyMail.

“Ne u traumatizuam dhe ata thonë se jeta jonë nuk ishte në rrezik”.

Pesë minuta pas nisjes së tyre drejt majës, teleferiku u çaktivizua prej erës që kalonte masën e tolerancës prej 70km/orë, duke lënë ato dhe të tjerë të bllokuar në ajër duke u tundur sipas vullnetit të erës.

Siç shihet në video, gondola pranë tyre tundej dhunshëm dhe disa herë rrezikonte të përplasej me të tyren, ndërsa një person shihet që bie nga teleferiku në dëborë.

Momentet e tmerrit ishin regjistruar nga një tjetër skiator që i postoi në rrjetet sociale.

Një dëshmitar tha se një burrë ishte dërguar në spital, i cili më vonë raportoi se ishte hedhur vetë nga kapsula e teleferikut pasi kishte frikë për veten nëse qëndronte në vend.

Cervino S.p.A njoftonte se të gjithë turistët e skiatorët kishin arritur pa lëndime në destinacionet e tyre.

Por zonja Burt tha: “Unë dëgjova ulërimat e tij. Dukej sikur po binte drejt vdekjes, ishte eksperienca më e frikshme e jetës time”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

3 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

22 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago