Forcat e armatosura ukrainase kanë sulmuar prapë një urë strategjike që kalon lumin Dniepër në territorin e kontrolluar nga Rusia, në rajonin juglindor Khersonit të Ukrainës.
Ukraina ka nisur një sulm të dytë të madh në katër ditë në urën Antonovsky që përdoret për transportin e njësive të artilerisë së rëndë në territorin e kontrolluar nga Rusia.
Në videon e marrë nga ana veriore e lumit, dëgjohet një breshëri raketash duke goditur urën.
https://twitter.com/i/status/1563149538504089601
Ukraina duket se ka shënjestruar anën jugore të lumit, thellë në zemër të territorit të pushtuar nga Rusia.
Një re e madhe tymi gri të errët përfshin bazën e urës ndërsa më shumë raketa bien në zonë.
Është hera e dytë në katër ditë që Ukraina sulmon Urën Antonovsky, pasi ka nisur një kundërsulm të madh natën vonë në fillim të kësaj jave.
Ura Antonivskiy është ura e vetme në Kherson që lidh brigjet e lumit Dniepër. Rreth 1.5 kilometra e gjatë dhe 25 metra e gjerë, ura është e vetmja rrugë për të furnizuar forcat pushtuese ruse në Kherson.