Dy të rinj janë arrestuar 20 minuta pasi kishin vjedhur një makinë në një pikë lavazhi, pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë. Të arrestuarit kishin arritur të merrnin mjetin me pretendimin se i ka dërguar pronari i tij.
Pas rreth 30 minutash ndjekje, u bë i mundur bllokimin i automjetit, të cilin po e drejtonte shtetasi Arben Zajmi 22 vjeç dhe kishte pasagjer shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Vlorë.