Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa po shpjegonte për media se çfarë kishte biseduar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, për pak sa s’u godit në kokë nga një reflektor që ishte vendosur aty për ta rregulluar ndriçimin.
“Për pak më goditi”, u shpreh Vuçiç dhe i vetëkënaqur, me një buzëqeshje në fytyrën e tij, u mburr me trimërinë që tregoi.
“S’lëviza fare”, iu tha presidenti serb gazetarëve duke shtuar se një prej të pranishmëve e ka “përgatitur” që kjo të ndodhte dhe ka vazhduar të jap deklaratën pas “aksidentit”.
Video është shpërndarë në rrjetin social Twitter, ku situata e palakmueshme në të cilën e gjeti vetën ai, po përshkruhet si “gjëja më e fortë në botë, ndonjëherë”.