FOTO&VIDEO

Vjedhje 50 milionë euro në vilën e David dhe Victoria Beckham

David dhe Victoria Beckham ishin ulur në divan së bashku me vajzën e tyre Harper, teksa një hajdut i maskuar merr rrobat firmato dhe të çmuara në dhomën, në katin e sipërm të vilës anlgeze, me vlerë 50 milion euro.

Ngjarja ka ndodhur në Holland Park, në perëndim të Londrës dhe ishte pikërisht djali i tyre Cruz, 17 vjeç, që erdhi në shtëpi dhe zbuloi vjedhjen. Familja ka mbetur e shokuar nga ngjarja, që ka shkaktuar një dëm miliona euro.

Hajduti i maskuar, sipas asaj që raporton ‘Daily Mail’ ka thyer dritaren e katit të sipërm të vilës në Londër dhe ka hyrë në dhomën e gjumit duke vjedhur sende me shumë vlerë, teksa David dhe Victoria gjendeshin në katin e parë të shtëpisë. Ka qenë pikërisht Cruz që ka gjetur dhomën të kthyer përmbys, me xhamat e dritares së thyer dhe me sendet e vjedhura.

Një burim pranë familjes ka thënë për ‘The Sun’:Fatkeqësisht familja Beckham ishte viktimë e një grupi hajdutësh mjaft profesionist që kanë operuar në zonë.

Fatmirësisht kriminelët arritën të hyjnë vetëm në këtë dhomë, përpara se të largoheshin’. Beckham kanë mbetur të shokuar nga ngjarja. Në të njëjtën mbrëmje edhe dy banesa pranë janë vjedhur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

3 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

3 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

7 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

8 orë ago