Një ngjarja tepër interesante është bërë publike së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një familje nga Michigan ka zbuluar se kanë mirëpritur vajzën e tyre të parë në më shumë se 138 vjet nga ana e babait Andrew Clark dhe familjes së tij.
Andrew dhe gruaja e tij Carolyn folën për mirëseardhjen e vajzës së tyre Audrey më 17 mars gjatë një interviste të fundit me “Good Morning America”.
Andrew pretendon se të dhënat nga ana e familjes së tij tregojnë se Audrey është vajza e parë që ata kanë mirëpritur që nga viti 1885.
Sipas DailyMail, dy prindërit thanë se për herë të parë mësuan për gjininë e foshnjës së tyre në shtator 2022 gjatë një festë që bëhet për të zbuluar gjininë e foshnjës.