Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot para mediave se për koalicionin me LV-në do të vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, raporton T7.
Osmani ka deklaruar se deputetët do të vendosin për këtë temë, e se në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë.
“Kjo është çështje për të cilën vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm edhe përfundimisht pastaj deputetët, ata që e kanë legjitimitetin qytetar për të vendsour për tema të tilla, është në vullnetin po ashtu edhe në ndërgjegjen e secilit anëtar të këshillit, besoj që në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë, që e kanë detyrën sipas statutit”, thotë ajo.
Tutje, nënkryetarja e LDK-së ka thënë se qëndron prapa deklaratave të mbrëmshme.
Do të konsultohemi sot lidhur me kohën kur do të thirret këshilli i përgjithshëm. Nuk ka sot mbledhje kryesia. Unë kam deklaruar dje dhe e përsëris edhe sot për propozime të tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, natyrisht do të diskutojmë për rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociatat, anëtarët e Këshillit do ta marrin vendimin e tyre për këtë temë, nuk është e drejtë të vlerësoj se cka do të vendosin ata”, shton ajo.
E pyetur për raportet me Agim Veliun, Osmani pa e përmendur me emër ka thënë se në LDK ka atmoferë të antarësisë në LDK.
“Unë sapo u ktheva nga Recaku ku ishim bashkë me një ekip të LDK-së për të shprehur nderimin tonë për viktimat e asaj masakre, dhe natyrisht se u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e anëtarisë në LDK, mund të them që atmosfera në LDK është atmosferë e antëarësisë në LDK.
Unë jam shumë optimiste si person dhe nuk lejoj askush të ma humb atë optimizëm”, ka shtuar ajo.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…